Kryefjala Logo

Reduktimi i dëmit nga duhani/ Si shtetet e huaja po fitojnë në “luftën” me cigaret tradiconale, roli i produkteve pa tym

4 Shtator, 2023 | 3:12 pm

Përmbledhja e Politikave “Lufta ndaj Duhanit dhe Reduktimi i Rrezikut” me synimin për të realizuar fenomenin e pirjes së duhanit, është publikuar së fundi duke identifikuar strategjitë më të mira të ndërhyrjes dhe duke rritur parimin e reduktimit të rrezikut si një qasje e nevojshme për shëndetin publik.

Lufta kundër pirjes së duhanit është një nga objektivat themelore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Me rreth 1.1 miliard duhanpirës aktivë në mbarë botën dhe rreth tetë milionë vdekje në vit që rezultojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi nga ekspozimi ndaj substancave të dëmshme të prodhuara nga djegia e cigares, kjo e fundit, është gjithashtu një ndër shkaqet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të rënda.

Gjatë Samitit të 4-të Shkencor – Reduktimi i dëmit të duhanit: Produkte të reja, hulumtime dhe politika nga kontrolli i duhanit dhe reduktimi i dëmit, ku morën pjesë më shumë se 300 ekspertë nga 42 vende të botës, u arrit në përfundimin se vlerësimi i rrezikut duhet të jetë një strategji plotësuese ndaj masave të kontrollit të duhanit.

Për më tepër, sipas studimit të publikuar në HSOA Journal of Community Medicine and Public Health Care, nënshkruar nga Fabio Beatrice, kreu i Qendrës Kundër Duhanit në Spitalit San Giovanni Bosco në Torino, u tha se menaxhimi i profilit të rrezikut është një pjesë integrale e arsenalit mjekësor që nuk synon një rezultat përfundimtar, por synon reduktimin e sjelljeve që ndërhyjnë në disa patologji.
Reduktimi i rrezikut – përvojat ndërkombëtare
Bazuar në rezultatet e studimeve të kryera, disa vende kanë rishikuar si qasjen ashtu edhe politikat për të luftuar duhanin, duke i integruar ato me parimin e reduktimit të rrezikut.

-Studime të shumta ndërkombëtare janë fokusuar në parimin e reduktimit të rrezikut, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar ku autoritetet e shëndetit publik analizuan zakonet e atyre që duan të lënë duhanin, duke theksuar efektivitetin e pajisjeve pa tym dhe inkurajimin për konsumin e tyre.

Opsioni i produkteve të duhanit me ngrohje po vlerësohet pasi vendi ka deklaruar një ulje prej 9.5% të ndikimit të vdekshmërisë nga sëmundjet e lidhura me duhanin falë alternativave. Dëshmitë e viteve të fundit sugjerojnë se me rritjen e përdorimit të këtyre pajisjeve si një përpjekje për të lënë duhanin, është rritur edhe numri i personave që kanë arritur të lënë cigaren (në 2017, mbi 50,000 duhanpirës).

-Në Gjermani, Instituti Federal për Vlerësimin e Rrezikut ka pohuar se ulja e emetimeve nga produktet e duhanit me ngrohje redukton ekspozimin ndaj substancave toksike dhe potencialisht edhe rreziqet shëndetësore.
-Në Portugali, ligji i duhanit njeh reduktimin e rrezikut për subjektet që nuk e lënë duhanin, duke deklaruar se “pavarësisht natyrës së tyre ligjore, shërbimet shëndetësore duhet të promovojnë dhe mbështesin informacionin shëndetësor dhe edukimin e qytetarëve për efektet e dëmshme të konsumit të duhanit duke i informuar duhanpirësit e rritur që nuk e lënë duhanin mbi ekzistencën e alternativave pa tym që përfshijnë një ulje të dëmit dhe rrezikut”.
-Greqia, me ligjin e vitit 2020 vendosi që reduktimi i rrezikut përbën një mjet shtesë për të luftuar duhanpirjen, duke njohur gjithashtu të drejtën për të aksesuar informacionin në lidhje me vetitë e produkteve të caktuara të duhanit, të tilla si produktet e duhanit që nuk digjen dhe komunikimi i mesazheve për reduktimin e rrezikut, subjekt i vlerësimeve rigoroze shkencore.

-Zelanda e Re inkurajoi duhanpirësit të mbështeten në kalimin në produkte pa tym nëse nuk e lënë plotësisht duhanin. Një nga objektivat e përmendur shprehimisht në dispozitë është “mbështetja e duhanpirësve për kalimin në produkte dukshëm më pak të dëmshme”.
-Ndërsa në Japoni, ku dominon pajisja e duhanit me ngrohje, në gjashtë vjet ka pasur një rënie prej 25% të konsumit të cigares tradicionale.
Produktet e duhanit pa tym dhe informacioni mbi karakteristikat e produkteve të reja pa djegie, të cilat, siç del nga prova të shumta shkencore, mund të përfaqësojnë një alternative më të vlefshme për duhanpirësit e rritur, vërtetohen të jenë një mundësi më e mirë e konusmit të nikotinës.

Të ngjashme