Kryefjala Logo

Reagon mes lotësh Eliona Pitarka: Në klinikën dentare të tmerrit rrezikoi jetën edhe nipi im i vogël

5 Tetor, 2023 | 6:58 pm

Aktorja Eliona Pitarka nuk i ka mbajtur dot lotët pas ngjarjes tragjike, ku një 3-vjeçar ka ndarruar jetë pas ndërhyrjes që kishte bërë në dhëmbë në një klinikë private.

Me anë të disa postimeve, Eliona ka ndarë më ndjekësit e saj një histori të ngjashme, teksa tregon se ngjarja ka ndodhur në të njëjtën klinikë.

Edhe nipi i saj, kaloi një situatë të ngjashme, pas injektimit të narkozës, madje iu desh plot 5 orë që të zgjohej. Aktorja tregon se tentuan të kontaktonin me mjekun, por nuk u është përgjigjur dhe shton se nga trauma menduan se efektet anësore ishin normale.

“Para një viti kemi dërguar nipin tonë në atë klinikë. Pas narkozës që i ka aplikuar nipit tim për mbushjen e kësaj dhëmballe te kjo klinikë, iu desh 5 orë që të zgjohej.

Pasi është zgjuar nipi kishte marrje mendsh, fliste përçart, ka vjellë. Dhe ajo klinikë asnjëherë nuk na u përgjigj në telefon për të na thënë nëse kjo ishte normale”, tha aktorja.

Aktorja bëri me dije se ka kontaktuar edhe me babin e të miturit, i cili nuk kishte dije për cilësinë e klinikës dentare. Mes trishtimit dhe dhimbjes, ajo tha se pengu më i madh është që në atë kohë nuk e bëri publik rastin.

“Pengu im më i madh është që nuk e bëra publik atë rast. Dhe them peng sepse kur i tregova rastin tim babait të 3-vjeçarit tha: “Ku ta dija unë se ku e çova djalin. Nëse do e dija nuk e kisha çuar”. Dhe ndihem fajtore që nuk e bëra publik rastin”, tha ajo.

Të ngjashme