Kryefjala Logo

Reagon Jonida pas komenteve për pamjen e saj:”Nesër me 4 vetulla”

5 Dhjetor, 2024 | 9:03 am

Jonida Maliqi është një nga artistet që do të performojnë natën e dytë gjysëmfinale në “Kënga Magjike” në Tv Klan. Ajo ka bërë dhe shaka lidhur me komentet e shumta që mori pas prezantimit të këngës së saj ku një vëmendje të madhe e mori look-u që kishte zgjedhur.

Ardit Gjebrea: “Muzika është përgjigjia”. Jonida, a ka ndonjë moment në jetën tënde që nuk e ke marrë këtë përgjigje apo ke marrë përgjigjen e gabuar?

Jonida Maliqi: Kjo është përgjigja që më ka shoqëruar përgjatë gjithë jetës. Muzika është përgjigja është lajtmotivi i jetës sime dhe i çdo artisti.

Ardit Gjebrea:Unë të falenderoj për një gjë, për vetullat sonte. U diskutuan aq shumë vetullat e tua të hequra sa nesër mbrëma do i bësh prapë ashtu, apo…?

Jonida Maliqi:Jo, nesër do të vendos katër (Qesh).

Ardit Gjebrea: (Qesh) Katër vetulla, ok faleminderit.

Të ngjashme