Showbiz
Reagimi Stresit për Einxhelin e bëri nga njē “Bad Boy” në një “Good Boy”
10 Prill, 2022 | 7:45 pm
Pak kohë më parë kur sheshi mbushej me të rinj e të vjetër për humbjen e jetës së Klodian Rashës,dy të rinj dhe njerëz publik si Stresi dhe Einxheli përplaseshin verbalisht online.
Stresi bënte thirrje të dilnin të gjithë në shesh dhe Einxheli kundërshtonte të prishte qytetin e saj me protesta të cilat sipas saj i bënte çdo ditë të jetës.
Kjo nxiti reperin të shkrunte në Instastory gjëra aspak të këndshme për moderatoren dhe kjo e fundit nuk ja la mangut.
Debati u risoll edhe në Big Brother Vip nga Einxhel dhe atëherë nxiti prap reagimin e Stresit por sot erdhi kthesa..
I ftuar në “E Diell” ,Stresi për Einxhelin u shpreh me këto fjalë:
“Në rradhë të parë natyra ime nuk është të merrem me femra,por normalisht situata ishte ndryshe dhe i kërkoj falje çdo femre sidomos Einxhelit.
Është vajzë shumë e mirë pavarsisht se jemi keqkuptuar në disa situata,i kërkoj falje publikisht,nuk kam asnjë gjë është një vajzë shumë e mirë dhe ishte një banore e fortë në Big Brother Vip”