Kryefjala Logo

Rama ja shpërblen Noizyt që e mbështeti kundër grevës së studentëve që kërkonin kushte më të mira studimi. Koncert 500 mijë €, por sa taksa janë paguar?

17 Gusht, 2022 | 10:52 am

Ju kujtohen protestat e famshme të studentëve në vitin 2018 në Shqipëri, e cila bëri jehonë edhe në mediat botërore. Asokohe Kryeministri Rama pranoi të ulej dhe të bisedonte me ta, por ishin studentët që erefuzuan një takim me të. Ajo që na kujtohet gjithashtu ishte se në mbrojtje të Ramës doli edhe reperi Noizy.

“Në Shqiperi, duam s’duam, ka një të parë shtëpie, fundja fundit vetë e kemi zgjedh. Tani nëse unë do doja disa ndryshime do beja çmos ta ulja babën ose të zotin e shtëpisë për të biseduar se si mund t’ia dalim mbane! Ndaj per zotin nuk po e kuptoj se PSE dhe CFARE të keqe ka te uleni dhe të veni pikat mbi i”, shkruante Noizy asokohe dhe Rama nuk e harroi. E mbështeti në koncertin e tij “Alpha” jo vetëm me live në Instagram por mos ndoshta edhe me kosto financiare?!

E93F07EB 532E 4B2A 9BC4 881814116B19

Mos vallë Rama i shpërbleu këngëtarit nderin që ky i fundit i bëri dikur?! Koncert 500 mije euro por sa taksa janë paguar ? Noizy ka dhënë mbrëmë një intervistë ku u shpreh se ishte vet sponzori gjeneral i koncertit të tij dhe se kolegët këtë herë nuk i kishte paguar. “Ma falën këtë herë erdhën të gjithë pa lekë”, tha reperi.

Ai tha që kishte paguar nga xhepi gjysëm milioni euro, por nuk dha asnjë të dhënë se sa taksa apo tatime ka paguar. Madje asnjë nga gazetarët s’ja bëri këtë pyetje. Të paktën a mund ta pyesim ne, se sa ka paguar?!

Noizy njihet si këngëtari që i këndon luksit në të cilin jeton madje edhe vetshpallur mbret por asnjeherë nuk ka deklaruar me shifra nga zyrat e tatim taksave që është vërtetë mbret si biznes i madh muzikor apo veshjesh. Siç ndodh në botën e biznesit të vertetë ku dihen botërisht biznesmenët shqiptarë që bëjnë xhiron më të madhe vjetore edhe tanë tatimpages VIP.

Rama me siguri ka qenë në një borxh të madh me Noizyn derisa i bëri gjithë atë reklamë ketij këngëtari që ftoi studentët të ulen nga greva për kushte më të mira studimi dhe alternativa që i ofroi ishin këngët që i këndojnë tregtisë me mbi 100 kg të lëndëve narkotike të bardhë apo jeshile… Se ndryshe nuk ka shpjegim tjetër ndërkohë që Rama kurrë nuk ka hapur “live” në një koncert të Inva Mulës apo Ramë Lahaj kollosëve të muzikës klasike që kanë nderuar Shqipërinë në skenat më prestigjoze të botës.

P.S

Noizy sipas ish deputetit Eduart Ndocaj është shpërblyer edhe me lejen për një pallat buzë detit.

09A0A5C5 EDCB 47E2 AC0F 2382A229DFC7

 

Të ngjashme