Kryefjala Logo

Rajmonda Bulku rrëfen për herë të parë luftën me Covid-in: Perfundova ne spital

11 Dhjetor, 2021 | 1:47 pm

Këtë të shtunë në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel ka qenë e ftuar aktorja e mirënjohur Rajmonda Bulku.

Rajmonda ka dhënë një intervistë pa doreza dhe mjaft miqësore me vajzat. Fillimisht Fatma e ka pyetur se pse daljet e saj televizive janë mjaft të rralla, ku Rajmonda ka treguar dhe luftën që ka bërë me Covid 19.

Rajmonda ka rrëfyer se shkak për mungesën e saj në ekran ka qenë edhe situata momentale. Më tej ajo tregon se sapo është infektuar me Covid ka vendosur të shkojë në spital në mënyrë që të mos infektonte familjarët e tjer. Rajmonda ka qendruar në spital në gjendje stabël dhe tregon se ka kaluar mjaft mirë me stafin aty. E me shaka tregon se doktoresha I thoshte që: ti nuk ke ardhur për të mbrojtur të tjerët, por për veten tënde!

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë:

Të ngjashme