Quizi i së dielës: Gjeni personazhin në foto?!

6 muaj më parë

Ai është një nga emrat më të dashur të showbiz-it shqiptar. E kemi fjalën për Young Zerkën (Donaldin) i cili ka ditur të tërheqë gjithnjë vëmendjen me stilin e tij të veçantë, jo vetëm në muzikë por edhe në pamjen e jashtme.

Por a jeni kuriozë të dini se si dukej ai në periudhën e kolegjit?! Voila!!!!

Aldo (kështu e thërrasin miqtë e afërt) dukej djali më korrekt dhe i rregullt i shkollës, i cili ka zgjedhur ta ndajë këtë foto në Story me të gjithë miqtë dhe ndjekësit në rrjetet sociale. Zerka edhe në showbiz ka zgjedhur të qëndrojë larg skandaleve dhe duke e mbajtur larg jetën personale, pra fiks si një djalë “korrekt kolegji”.

Megjithatë Kryefjala.al ka mësuar se ai është duke punuar për albumin e tij të ri muzikor në bashkëpunim me Alandyn, bashkëpunëtorin e tij të vjetër me të cilin ka realizuar hitet e para të karrierës si “Roll” bashkëpunimin e famshëm me Dhurata Dorën, etj.

Por më poshtë do të keni edhe një galeri me foto, duke  parë ndryshimet e vazhdueshme në look-un e tij…

 

 

Të ngjashme