Quiz i ditës: Gjejeni kë do të ftojnë binjakët në program, Einxhel apo Dagz?!

1 muaj më parë

Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira ishin dy nga personazhet më të komentuar të “Big Brother Vip”. Kjo edhe për faktin që debatuan ashpër me njëri-tjetrin, për shkak të hatërmbetjeve jashtë shtëpisë.

Javët e fundit në BB, Einxhel dhe Donaldi patën debate të forta madje moderatorja artikuloi në disa momente se kur të dilte jashtë shtëpisë, Donaldin do ta hidhte në gjyq.

Por çdo mëri dhe inat mbeti brenda katër mureve të shtëpisë së Big Brother. Donaldi dhe Einxhel nuk janë miq as realisht as virtualisht.
Por Kryefjala.com ka mësuar se në programin e vëllezërve Veshaj, një nga të ftuarit do të jetë partneri i Einxhel, dj Dagz.

Mesa duket Einxheli është aq vajzë qytetare dhe profesioniste sa nuk e ka penguar partnerin që të shkojë në programin e dy ish-bashkëpunëtorëve të saj, që sic është shprehur në “Big Brother” nuk e kanë paguar për punën që ajo ka bërë.

 

 

Të ngjashme