Kryefjala Logo

Pyetja që mundon shqiptarët. A është Luizi në një lidhje (jashtë BB)?!

1 Shkurt, 2023 | 11:00 am

Prej disa ditësh kanë qarkulluar lajme se këngëtari, Luiz Ejlli ka një marrëdhënie jashtë shtëpisë dhe është pikërisht partnerja e tij ajo që i menaxhon Instagramin e tij.

Për këtë çështje është pyetur vetë Luizi edhe brenda shtëpisë në pyetjet anonime që banorët i bënë njëri-tjetrit, ndërsa mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, Arbana e pyeti përsëri rreth kësaj teme dhe përgjigja e tij ishte e mënjëhershme.

Ai tha se nuk ka asnjë marrëdhënie apo person jashtë shtëpisë. Më tej ai tha me batuta se edhe nëse do të ekzisonte ky person, deri tani, me të gjitha gjërat që kanë ndodhur, do të kishte ikur.Luizi theksoi se e gjithë vëmendja e tij është vetëm të Kiara.

Të ngjashme