Kryefjala Logo

Puthen Arditi dhe Beniada ne Big Brother VIP, ç’po ndodh mes tyre?

26 Tetor, 2021 | 10:16 am

Beniada dhe Arditi janë martuar brenda shtëpisë së Big Brother.

Prova e javës nga vëllai i madh ishte që të realizohej një dasmë. Ku banorët do të zgjidhnin mes tyre çiftin, shoqëruesit, prindërit e nuses dhe të dhëndrit.

Ceremonia ka qenë normale ku Beniada është veshur me fustan të bardhë dhe Arditi me kostum. Mes tyre ka ndodhur një puthje skenike të cilën të gjithë e kanë pritur me brohërima.

Kujtojmë se në javët e para Arditi  kishte shprehur një simpati më shumë se miqësi për të.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë vip Beniada u shpreh se  Arditin e shikon si vëlla por nuk mendon se mund të kenë diçka më shumë.

Të ngjashme