Kryefjala Logo

Pushtoi portalet lajmi për dënimin me burg,reagon Rudina:”Çdo grua ka sfidat,vuajtjet…”

9 Dhjetor, 2023 | 11:02 am

Pasi bëri jehonë në të gjitha portalet se aktorja Rudina Dembacaj ishte dënuar me burg për shkak se falsifikoi firmën e ish-bashkëshortit për të nxjerrë vajzën e tyre jashtë shtetit,vjen edhe reagimi i saj duke thyer heshtjen.

Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram, Rudina ka bërë një shkrim të gjatë duke treguar sfidat që kalon çdo grua.

“Çdo vajzë, çdo grua ka sfidat, fitoret, vuajtjet, gëzimet, ulje- ngritjet, kryengritjet e saj. Punon, duron, mbijeton, për veten, për fëmijët, për familjen e saj. Flet shumë edhe atëhetë kur zgjedh me hesht.

lg.php?bannerid=60&campaignid=752&zoneid=1020&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fpanoramaplus%2Fcdo grua ka sfidatvuajtjet u denua me burg pasi falsifikoi firmen e ish burrit per te nxjerre vajzen jashte vendit rudina dembacaj reagon per here te pare foto%2F%3Ffbclid%3DPAAaaH19kQlHUre 2aqj5v23gatZpUgzwKekcxyReTG4mWdun72 WTmnGvLSM aem ASf79X5NMH6RvlzesnubBp4fu U2V8 a4Guy2bOyW8n8LOxXbU

Pavarsisht se çfarë i ndodh në jetë e me kë duhet të përballet, betejën më të madhe e ka me veten, që të mund të ruajë dinjitetin, integritetin edhe në kohë të vështira. Lum kush ja del, sepse respekti për veten, është fuqia më e madhe për të ecur veç përpara.

“7 minuta”, më mjaftuan, që ashtu e strukur nën lëkurën e personazhit që kisha në shfaqje, t’ia rikujtova prap fort vetes se s’duhet kurrë me u dorëzu e s’duhet me leju askënd me na vendosë kufijt e nënshtrimit, ku do me të pa. Ishim 11 vajza e gra në atë skenë, me jetë e karaktere të ndyshme, deri në ekstreme. Unë, isha malësorja që në fillim u frikësova, u hutova u lëkunda përballë rrezikut që po na kanosej….derisa e gjeta forcën e në fund i thashe JO humbjes së dinjitetit tim

Të ngjashme