Kryefjala Logo

Pse u bë meme qëndrimi i Eni Vasilit për Big Brother VIP?

20 Maj, 2022 | 5:25 pm

Eni Vasili prej vitesh tashmë është në drejtimin e emisionit “Open”, një emision politik dhe aktual. Ama me raste duket se vorbulla e showbizit kap edhe Enin.

Ja rikujtojmë teksa Big Brother bënte jehonë, Eni Vasili i kushtoi një emision të tërë ku thurte lavde për kulmin që arriti, por sapo iku nga Top Channel duket se ndryshoi qëndrim. Pasi nisi sezonin në News 24 ajo vendosi të bënte një emision dedikuar Eurovizionit dhe pjesëmarrjes së Ronelës. E ndërkohë që në studio kishte të ftuar Ardit Çunin, i cili kujdesej për PR e Ronelës, moderatorja fliste me përçmim për Big Brother e figurat e tij.

Kaq mjaftoi që të kthehej menjëherë në meme e të përhapej në rrjet. Madje këtë meme ku shkruhet se Eni pas largimit nga Sokol Balla flet me përçmim për Big Brother e ka postuar edhe blogeri Olti Curri. Por Enit në fakt, fajin për largimin nga TCh nuk ja ka as Big Brother, as Ardit Çuni. Le të mos flasim pastaj për faktin se vetë e ka ftuar atë në emision.

Të ngjashme