Kryefjala Logo

Pse nuk vesh gjëra ‘luxury’ Eliona?Përgjigjet vetë ajo

30 Nëntor, 2023 | 10:49 am

Eliona Pitarka ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku një ndër ta e ka pyetur atë “pse nuk vesh gjëra ‘luxury’ si shoqet”, ndërsa aktorja tha se jeta ndryshon pasi bëhesh prind pasi paratë që ajo dhe bashëshorti fitojnë duhet ti investojnë tek dy vajzat e tyre.

“Tashmë jam një mama e 2 fëmijeve, e primare është të punoj fort për t’i siguruar atyre çdo gjë që kanë nevojë pa llastime. Çdo të ardhur e kemi falë punës tonë, sepse asnjëri nga ne nuk vjen nga një familje e pasur. Kështu që më dhimbsen lekët për t’i shpenzuar në veshje ‘luxury’.

Sigurisht që edhe qejfin vetes ja bëj ndonjëherë, por kur bëhesh prind, të paktën për mua ndryshojnë prioritetet”- ka shkruar Pitarka.

Të ngjashme