Kida dhe risitë: Një koleksion veshjesh dhe një bashkëpunim ekskluziv që e dimë vetëm ne (dhe ju)

8 muaj më parë

Këngëtarja e njohur Kida po sjellë në jetë një projekt të ri, i cili nuk ka lidhje me muzikën por me modën. Ajo është cilësuar gjithnjë si një vajzë stil dhe mesa duket tani do të ketë edhe brand-in e saj të veshjeve.

Në bashkëpunim me stilisten Diana Qerimi, Kida do të sjellë së shpejti një linjë veshjesh që duket se ka lidhje më së shumti me xhaketat.

“You are a star girl” (Ti je një vajzë yll) quhet emri që vajzat kanë zgjedhur për koleksionin e tyre të parë dhe që Kida është tejet entuziaste.

Paralelisht me këtë projekt këngëtarja po punon edhe për projekte të reja muzikore, një prej të cilëve po ua tregojmë ne të Kryefjala.com. Bëhet fjalër një bashkëpunim me një tjetër artiste të njohur, Dafina Zeqirin.

Ju do thoni pse në fund të lajmit?! Epo ëmbëlsirat gjithnjë në fund serviren.

 

Të ngjashme