Produksioni i DWTS i paska zgjedhur 4 finalistët dhe ne sapo e kuptuam?

2 muaj më parë

Ndonse sot Instagrami është zbuluesi numër 1 i shumë trukeve televizive, mjafton të jesh i vëmendshëm. Programet e televizionet pas çdo transmetimi publikojnë në Instagramet përkatëse copëza videosh.

Por në faqen e Top Channel, sapo zbuluam dicka. Gjatë transmetimit të Dancing with the Stars, faqja e Top Channel ka publikuar vetëm 4 video të Elhaida Danit, Sara Hoxhës, Ardit Çunit dhe Megi Pojanit. Ndërkohë Megi ishte personazhi i parë që u fut në gjysmë finale. Por mos ndoshta produksioni sapo i paska zgjedhur finalistët e ka lënë jashtë Salsanon, Julkën dhe Islin?

Ndonse asgjë nuk është thënë nga këto postime hamëndësojmë se finalistët janë zgjedhur. Duke patur parasysh që asnjë performancë e Elvana Gjatës nuk është hedhur nga faqja e TCH.

Të ngjashme