Showbiz
Pritja mori fund! Luana Vjollca konfirmon projektin e ri!
6 muaj më parë


Pak kohë më parë u përfol se Luana Vjollca do të realizojë në TV Klan projektin “Love Island”, ndonse vetë ajo në “Zemër Luana” tha se do të sillte diçka hot.
Por duket se pritja mori fund dhe vetë Luana e konfirmoi. Ajo ndodhet në Holandë e ka publikuar foto me organizatorët e “Love Island”. Duke treguar se shumë shpejtë do e sjellë këtë projekt në Shqipëri.
Ky format bën bashkë një grup beqarësh në një vilë, ku zhvillojnë takime romantike me qëllim për të gjetur një partner. Ata që nuk arrijnë të krijojnë një çift rrezikojnë të eleminohen.