Kryefjala Logo

Prisni pak se rikthimi i “Njerëz dhe fate” nuk qenka shaka

4 Dhjetor, 2022 | 6:01 pm

Telenovela shqiptare e viteve 2000 “Njerëz dhe Fate” është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Arben Derhemi (ose Flori) publikoi pak ditë më parë një foto me të aktorin Robert Ndrenika, duke nxitur edhe reagime nga ndjekësit.

Mesa duket ajo foto e aktorëve nuk ishte vetëm një provokim për audiencën, pasi së fundmi ai ka dhënë një tjetër sinjal i cili vërteton se telenovela shqiptare do të nisë së shpejti.

Derhemi ka postuar në Instagramin e tij një tjetër foto, por këtë herë duket me Eni Jani (Era) dhe Alfred Trebicka (Betimi), të cilët kanë gjithashtu personazhe të spikatura të serialit.

“Gjithçka është ok…përgatitjet vazhdojnë,”-ka shkruar Derhemi krahas imazhit dhe ne mezi presim të shohim se si do të shkojë rrjedha e serialit që mbërtheu pas ekranit të gjithë shqiptarët.

0FCAE22E DF33 4BB2 B02C BC4551A79FD7

Të ngjashme