Kryefjala Logo

Prisni pak mos ndoshta Luana sapo thumboi Borën: S’kam konkurrentë!

27 Gusht, 2022 | 5:53 pm

Luana Vjollca është duke shijuar pushimet e saj të radhës dhe këtë herë ka zgjedhur ishullin grek Mykonos për të pushuar. Besojmë së këto do të jenë pushimet e fundit të moderatores së njohur pasi së shpejti do të nisë punën për programin e saj të ri, tashmë në një tjetër logo televizive siç është televizioni Klan.

Kryefjala.com e tha e para që moderatorja e njohur zëvendësoi Arjan Canin i cili u largua në një tjetër televizion dhe Luana do ta realizojë programin ditën e premte. Nuk dihet nëse do të jetë një program me VIP-a apo një program dashurie, por Luana tashmë është pjesë e Tv Klan.

Por ka edhe një detaj tjetër tejet të rëndësishëm, Luana do të jetë përballë Bora Zemanit, që do të vijë me “Dancing with the Stars”. Edhe Bora do të jetë çdo të premte në ekranin e Top-Channel kështu që dy ish-velinat do të jenë këtë herë rivale mes tyre.

Andaj na lind pyetja mos vallë këtë video që Luana thotë se s’ka konkurrente mos e ka specifikisht për Borën apo edhe për moderatoret e tjera?!

 

 

Të ngjashme