Showbiz
Prisni pak mos ndoshta Elvana konfirmoi një duet të dytë me Dhuratën?!
2 Korrik, 2022 | 9:46 am
“Gajde” titullohet kënga më e re e Elvana Gjatës dhe Dhurata Dorës që duket se tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut. Kjo edhe për shkak të emrit të madh që kanë të dyja vajzat në showbizin shqiptar.
Dhurata ka postuar në Instagramin e saj disa foto nga backstaget me Elvanën, duke thënë se me të ka kaluar shumë momente të bukura gjatë xhirimit të këngës. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Elvanës duke shkruar se të tjera kujtime të bukura i presin sëbashku.
Mos ndoshta vajzat po mendojnë një bashkëpunim të dytë?! Kujtojmë që për të dyja këngëtaret ky ishte bashkëpunimi i parë që ato realizonin me një kolege vajzë…