Kryefjala Logo

Pse Kejsi Tola po i thotë “bye, bye” Shqipërisë?!

2 vite më parë

Kejsi Tola duket se po na thotë lamtumirë përgjithmonë. Po ti hedhësh një sy Instagramit të këngëtares shohim që në më të shumtën e kohës ajo ndodhet jashtë shtetit me projekte të ndryshme muzikore.

Ajo që na tërhoqi vëmendjen është një video e realizuar në Itali ku Kejsi dhe 6 producentë të ndryshëm shfaqen në një vilë në periferi të Romës, duke krijuar muzikë për të por edhe duke komplimentuar aftësitë e saj vokale.Ndërsa fotografitë e fundit na tregojnë Kejsin në një skenë të madhe në Amsterdam.

Po të bëjmë një rezyme të karrierës së saj në Shqipëri, ajo është shpallur fituese e Festivalit të Rtsh dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision në vitin 2009. Për një periudhë kohe bashkëpunoi me labelin Threedots duke tentuar të vinte pak më komerciale nga ç’ishim mësuar që ta shihnim dhe më pas vendosi të stoponte së bëri muzikë. Mos ndoshta në vendin e saj nuk e gjen veten dhe ndaj synon karrierën ndërkombëtare?!

3728BF1B D5E4 41A1 904F C8C6A807CE88 772653DB B808 41E3 87E7 3CC04C0580DE
Një tjetër detaj që vëmë re është që këngëtarja e hitit “Më ke mua” e ka kthyer profilin e saj në Instagram në një blog shumë interesant, ku shohim aty foto shumë të bukura streetstyle me një stil krejt ndryshe nga ai që ishim mësuar të shihnim më parë Kejsin.

Të ngjashme