Kryefjala Logo

Princi u kap ‘mat’ në aeroport,reagon Elia Zaharia!

12 Janar, 2024 | 8:43 am

Elia Zaharia dhe Princ Leka i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare, ndërsa ky i fundit ka nisur një tjetër histori dashurie me fotografen Blerta Celibashi.

Së fundmi aktorja ka vendosur që të mos e ndjekë më ish-bashkëshortin e saj në Instagram e ndërsa Princi nuk e ndiqte Elian prej kohësh.
Tashmë e vetmja gjë që e lidh ish-çiftin është vajza e tyre, Geraldina.

Princ Leka ka lënë pas raportin me Elian, pasi një fotografe, disa vite më e re është edhe partnerja e re e Lekës, lidhje kjo që është shijuar larg vëmendjes së publikut.

Dyshja u shfaq në aeroport, teksa përpiqeshin t’u shpëtonin syve të kureshtarëve, megjithatë duket se nuk ia kanë dalë. Të vetëm, me valixhe në duar, dhe gjatë gjithë kohës bashkë, çifti i ri, ka zgjedhur të arratiset nga Shqipëria, në kulmin e thashethemeve për ta.

Nga ana tjetër, Elia ka zgjedhur ta kalojë natën e ndërrimit të viteve pranë familjes së saj.

Bëhet me dije se edhe pushimet e verës, dyshja i ka kaluar në konflikt e sipër, ndryshe nga verat e shkuara që jo vetëm që kanë realizuar disa udhëtime, por edhe kanë pozuar në rrjetet e tyre sociale të dy apo të tre së bashku.

Edhe sot, që dyshja pritet ti japë fund martesës ligjërisht, prapë miqtë e afërt të tyre pak dinë rreth arsyeve që i çuan drejt divorcit. Por shkak i këtyre probleme nuk ka qenë historia me Blertën.

 

Të ngjashme