Showbiz
Princ Leka reagon për ndarjen nga Elia Zaharia: Martesa ka humbur funksionin e saj
15 Janar, 2024 | 8:21 pm
Në rrjet është përfolur prej kohësh për një ndarjen e Elia Zaharias nga Princ Leka.
Por pak minuta më parë Leka ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen nga Elia, me anë të një postimi në Instagram, ku shkruhej:
“Përshëndetje miq dhe dashamirës,
Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund.
Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.
Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!
Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën.
LTM Princ Leka II nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje.”