Kryefjala Logo

Prestigjozja “AD” hyn në shtëpinë e Rita Orës. “Në të ka jetuar krijuesi i Liza në Botën e Çudirave”

6 Tetor, 2022 | 12:36 pm

Revista 100 vjeçare “Architectural Digest” ka hyrë në shtëpinë e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora. Rita ha hapur dyert e shtëpisë së saj në Londër dhe ka treguar me detaje çdo cep të shtëpisë së saj luksoze.
“Arsyjeja që e bleva këtë shtëpi është energjia e saj e mirë. Ajo është ndërtuar në vitin 1867 dhe në të ka jetuar gjithashtu ilustratori i “Liza në Botën e Çudirave”, është shprehur Rita Ora.

Rita është shprehur se i është dashur të rindërtojë kuzhinën pasi ajo ka qënë shumë e vjetër, por nga ana tjetër ka ruajtur çdo detaj të 1800 sepse ato janë histori. “Kjo shtëpi ka shumë histori por unë kam dashur të fus edhee detaje nga vetja ime”, ka thënë Rita Ora.

Videoja e këngëtares ka marrë më shumë se 500 mijë shikime në YoUTube dhe është një nga videot më të para në botë momentalisht.

 

Të ngjashme