Showbiz
Prapë Luana Vjollca me ngjyrën e kuqe!
17 Gusht, 2022 | 6:39 pm

“Ngjyra e kuqe shumë i ngjan, është e veçantë, i çmendi krejt djemtë anembanë”, besojmë se ju kujtohet ky refren i këngës “Ngjyra e kuqe” së Adrian Gaxhës. Asokohe u tha se Gaxha ja dedikonte pikërisht Luanës, nga fakti se shumë vite më parë kanë qenë së bashku në një marrëdhënie.
E që prej asaj kohe dukej se Luana kishte qendruar shumë larg të kuqes, duke e veshur gjithmonë e më rrallë. Por pushimet në Itali duket se i kanë rikthyer dashurinë për ngjyrën e kuqe. Gjatë vizitës në Vullkanin Etna, Luana e veshur me “Disquared”, duket kaq bukur veshur në ngjyrën e kuqe.
Ndonse ka qëndruar tek e zeza apo ngjyrat neutrale, Luana duhet me patjetër të vishet më shpesh me të kuqe!