Showbiz
Postim më të bukur nga DJ Sardi nuk kishim parë ndonjëherë
22 Prill, 2022 | 1:09 pm

Pak kohë më parë Dj Sardi është bërë baba për herë të parë dhe mund të themi se duket mjaft i lumtur. Pak më parë ai ka publikuar një foto me djalin e tij teksa Sardi fle dhe biri vogël është zgjuar.
“Ora 7:00, mami mendoj që ta zgjojmë babin, boll ka fjetur se unë bëra tre muaj sot dhe është koha për të luajtur”.- shkruan Sardi përbri fotos.
Kjo është fotoja më e veçantë që kemi parë në profilin e Sardit deri më sot. E duket se ai është tejet i fokusuar tek i vogli dhe familja e tij.