Kryefjala Logo

Posta e Kosovës ka tashmë fytyrën me Dua Lipën

6 Gusht, 2022 | 11:22 pm

Posta e Kosovës ka realizuar një pullë të re postare dhe këtë herë me fytyrën e Dua Lipas . Artistja e njohur ndërkombëtare ndodhet në vendlindjen e saj  për festivalin “Sunny Hill Festival”.

“Nga sot, Dua do të jesh pjesë e një periudhe zhvillimore të Republikës së Kosovës përmes pullës postare, simbolit të shtetësisë”, ka thënë Faktete Kadiu, ushtruese e detyrës së kryshefes ekzekutive e Postës së Kosovës.

Pak ditë më parë në një konferencë për shtyp Dua tha se, “ do të vazhdoj të punojë në çfarëdo mënyre që mundem që ta ngre Kosovën sa më lart”.

Të ngjashme