Kryefjala Logo

Poni bëhet pishman për ndërhyrjet estetike dhe ka një mesazh për vajzat e reja…

11 Shtator, 2023 | 12:57 pm

Të gjitha vajzat që ndihen të pasigurta në mënyrën sesi duken u vjen në ndihmë ky postim i Ponit. Ajo ka postuar disa foto nga mbrëmja e saj e maturës, teksa shkruan se i vetmi ndryshim nga sot në fytyrën e saj janë buzët dhe vetullat, për të cilat thotë se është penduar.

“Foto 1 unë 18 vjeç maturë : Foto 2 im bir 10 vjeç ( përpara dy vjetësh )  kur më pyesin ku e ke bërë hunden. Dëshmi në foton e vjetër, që e kemi bio. Njeriu dhe gabon një herë në jetë si unë me vetullat dhe volumin e buzës por kur e pashë që nuk më shkonin u mundova t’i kthej si dikur por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht. Gjithsesi ky status të shërbejë për gjithë vajzat e reja të mendojnë shumë mirë ndryshimet në fytyrë dhe të jenë të sigurta, kur duan të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre. Jo sepse është trend, moda ikën dhe vjen. Kurse tiparet janë ato që kemi trashëguar dhe trashëgojmë te fëmijët tanë   3 Gjenerata 1)2)3”, shkruan ajo.

IMG 6871 IMG 6870

Të ngjashme