Showbiz
Policia i vendos shirtin dhe mbyll lokalin e Andit te Perputhen. C’ka ndodhur mbreme?
8 Shkurt, 2021 | 8:49 pm
Lokali i Andit “Cataleya”, ish-konkurentit të Për’puthen është mbyllur mbrëmjen e djeshme dhe policia e ka rrethuar me shirita, “Skenë krimi, mos kalo”, raporton newsbomb.al.
Bëhet me dije se autoritetet kanë gjobitur dhe kanë bllokuar mbrëmë dy aktivitete, përfshirë “Enduro Albania”, mëson newsbomb.al.
Muzika e lartë në këto klube ka tërhequr vëmendjen e policisë, e cila përpost gjobës 10 milionë lekë të vjetra i ka pezulluar aktivitetin.
Për Andin kjo është një “tjetër goditje” pas skandaleve qe dolën nga emisioni i njohur i dashurisë, lidhur me trekëndëshin Andi, Tea, Beart.