Policia e Kosoves shpall ne kerkim menaxherin e Taynas, ja c’ka ndodhur

2 vite më parë

Policia e Kosovës ka shpallur ne kerkim menaxherin e Taynas Rinor Hykollin.

Personi i kërkuar është: Rinor Hykolli i lindur me 28.11.1983 me banim në Lagjen “Dardania” pa numër në Prishtinë.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale lëndim i rëndë trupor.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë”, thuhet në kërkesë.

Ne lidhje me kete ceshtje, Rinori ka thënë per Kallxom.com se do të lajmërohet në Polici porsa të kthehet në Kosovë, duke e shpjeguar rastin për të cilin Policia i është vënë pas.

“Nuk ka të bëj asgjë me atë punë, një djalë e ka paraqitur këtë rast dhe nuk jam i përfshirë. Unë jam paraqitur vet në polici, jam intervistu 3 orë m’i kanë marrë të dhënat dhe më kanë liruar. Pas pesë dite më kanë thirrë prapë me shku me dhanë intervistë dhe u kam kërku shpjegim pasi që jam i angazhuar me koncerte në Ulqin dhe më kanë thënë që kam fletë-arrest dhe kur e kam marrë vesh kam thënë se kanë me m’ dërgu në mbajtje dhe nuk jam lajmëru më”, ka thene ai.

Të ngjashme