Kryefjala Logo

Poeti i njohur Arben Duka ndahet nga jeta!

14 Dhjetor, 2021 | 2:07 pm

Diten e sotme, poeti Arben Duka ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak. Ai u dërgua në spital  nga familjarët pas problemeve shëndetësore ku dhe ndërroi jetë

Arben Duka lind në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Duka është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar.

Të ngjashme