Showbiz
Po sikur Ronela?!
1 vit më parë

“Po sikur?” ka shkruar Ronela në statusin e fundit në Twitter duke nxitur menjëherë komente nga fansat, të cilët e kanë lidhur këtë deklaratë të këngëtares me pjesëmarrjen në Eurovision.
Ndonëse këngëtarja e këngës “Sekret” Ronela Hajati nuk u është përgjigjur komenteve të fansave ato kanë qenë të shumta. Ndërsa sa i përket këngëve të reja më 1 korrik Ronela do të publikojë këngën e parë në gjuhën italiane me titull “Caramel”.