Kryefjala Logo

Po, po Lindi dhe Venera do të martohen këtë javë…

2 muaj më parë

Ashtu siç ishte bërë e ditur, këtë vit është dasma e Venerës dhe Lindit. Këtë vit? Jo-jo, këtë javë. Burime për revistën “Who” kanë konfirmuar se Venera dhe Lindi martohen këtë të shtunë, më 7 tetor.

Ceremonia do të zhvillohet në mjediset e një hoteli në bregdet por asnjë nga artistët nuk ka bërë ende publike ndonjë detaj më shumë nga ceremonia e tyre.

Ata sapo përfunduan një tjetër koncert “live” dhe mesa duket më në fund po gjejnë kohë edhe për njëri-tjetrin. Duke i njohur me siguri edhe muajin e mjaltit do ta bëjnë në ndonjë vend ekzotik. Ne s’na mbetet gjë tjetër veçse t’ju urojmë jetë të lumtur.

Të ngjashme