Showbiz
Po Donaldi do bëj ndonjë gjë vet (pa Borë brenda)…
1 vit më parë

Kur ishte pjesë e “Big Brother Vip” dhe kur Einxhel Shkira në një nga rrëfimet në dhomën e rrëfimit tha se ,Donaldi dhe Romeo u futën në tregun e showbiz-it në sajë të partnereve të tyre asokohe Donald Veshaj u revoltua dhe tha se ai ishte një djalë që kishte bërë shumë sakrifica në jetë dhe se kishte punuar fort.
Bravo Donald! Prandaj u shpërbleve dhe more një program prime-time në Top Channel, ku herë pas here ti dhe stafi vidhni fjalë për fjalë ndonjë skeç italian po kjo pak rëndësi ka.
Tani ne kemi një pyetje tjetër. Pse që nga puntatën e parë të “Më lër të flas” e deri tek e radhës në çdo program dëgjohet vetëm emri i partneres së tënde?! Kaq të varfër e kanë kontentin “binjakët” sa duan të bëhen lajm vetëm me historinë e dashurisë së Donaldit?!
I fundit është ky skeç që Donaldi ka bërë me Capital T nga studio e “Përputhen”, po ngaqë Bora s’do jetë më prezantuesja e programit ndaj ja ka lënë skenën partnerit të saj.