Showbiz
Plasën komentet këtej nga çifti Semi-Roni…
9 Qershor, 2022 | 6:42 pm
Ata janë një nga çiftet më të përfolura të momentit në Shqipëri e Kosovë, e kemi fjalën për Semi Jaupaj dhe Ron Zaitin. Kryefjala.com ishte e para që ju bëri me dije se mes tyre kishte nisur një romancë dashurie, derisa u faktua më pas me një video të çiftit.
Mesa duket tani nuk ka më asgjë për të fshehur andaj dhe Semi dhe Roni nuk kursehen më as ti bëjnë komplimenta njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Si ky përshembull që Roni i ka bërë Semit në foton e fundit që ajo ka postuar në profilin e saj. Për Ronin Semi është një luledielli dhe me thënë të drejtën çdo vajzë do ndihej mirë kur i dashuri e sheh në këtë lloj forme.
Nga ana tjetër bashkëpunimi i tyre “All your lovin” po dëgjohet dhe pëlqehet nga publiku dhe ka afro 4 milion klikime në YouTube.