Kryefjala Logo

Plas sherri mes Arjoles dhe Antoneles ne mesnate! Arjola: Qenke me te meta mendore!

27 Nëntor, 2021 | 10:33 am

Një sherr i fortë ka ndodhur pas spektaklit të mbrëmshëm në shtëpinë e Big Brother, mes Arjolës dhe Antonelës, të cilat për pak sa nuk janë përplasur fizikisht. Gjithçka ka nisur për shkak se vajzat a kuzuan njëra tjetrën për tonin e zërit, ndërkohë që më pas sherri ka kaluar edhe në fjalë fyese dhe ofendime personale.

Pjesë nga debati mes vajzave:Arjola: Hajde, hajde foli Sabianit, hajde, hajde.Antonela: Pse po më afrohesh kështu.Arjola: Se mos mendon se jam duke trembur.Antonela: Na shurdhove, nuk po mundem që të duroj dot më të bërtiturat e tua nëpër shtëpi.
Arjola: Po ti si je duke folur? Unë kam qenë duke u falur dhe ti na prishe faljen mua me Sabianin me të bërtiturat e tua.Antonela: Ti do të më nxjerrësh negative, s’kanë faj banorët që ankohen për ty.Arjola: Qeke budallicë krejt, qeke budalle.Antonela: Më marrsh të ligat.

Arjola: Qenka me të meta mendore.Antonela: Qenke budallicë thotë, ska lindë akoma ai që mundet me më bërtitë mua, mbaji për vete ofendimet. As nëna ime nuk mundet me më ofendu mua.Kjo situatë duket se ka sjellë pakënaqësi dhe te banorët e tjerë të pranishëm.

Të ngjashme