Kryefjala Logo

Plas keq mes Rozës dhe Ledjonës: Lilipute!

1 muaj më parë

Ditën e sotme ka ndodhur një debat midis dy prej banoreve të spektaklit televiziv “BBV3”, Roza Latit dhe Ledjonës Xheladinaj.

Pas episodit kur Ledjona u tha banorëve se “nuk njeh askënd”, Roza i ndau sot në kategori konkurrentët, ku Ledjanës i tha se duket ‘e egër nga jashtë, por shumë e brishtë’.

Komentet e Rozës, Ledjana nuk i priti aspak mirë, ndërsa e etiketoi moderatoren si “lilipute”, aty ku nisi edhe debati.

Ledjona: Do kesh kohë ta njohës Ledjonën, nuk është ashtu siç e përshkrove ti. Ti qenke një shqiponjë dhe shpresoj që të jesh një shqiponjë e vërtetë sepse deri tani nuk është se më dukesh shqiponjë.

Ledjona: Të bësh zhurmë nuk do të thotë që po flet e kupton?

Roza: Kapu diku ku duhet o Ledojona dhe rri si femër jo si lac dhe fol mirë. Dhe liliputen ktheje mbrapsht se doli huq.

Ledjona: Po Roza, je një lilipute e lezetshme.

Roza Lati: O Ledjona të ecësh ashtu mes të debatit do të thotë që të lesh topin sepse nuk po e mban dot të triblim, mbaje. (E prek me dorë tek shpatulla)

Ledjona: Kujdes me dorën mos prek, nuk ta lejoj. Nuk ke konfidenca të ma bësh mua këtë, po je nga ata tipa që thua ec sa i mirë je.

Roza Lati: Mbaje topin në triblim zemra dhe kur flet, fol diçka me baza.

E gjitha ka filluar sepse Roza u shpreh se nuk e njihte Ledjonën dhe kjo e fundit ka mbetur e “ofenduar”.

“Më pas Roza ka nisur t’i shprehet Ilnisës duke i thënë: “Ajo është m*t”. Do të ofendojë, sepse nuk ka argument tjetër. Po sillesha shumë mirë, i thash që është shumë i mirë. U kthye vrazhdë. Kshu që kjo tipja nuk kuptonka me të mirë. Ledi qenka tabelë qitjeje”, tha ajo.

Të ngjashme