Showbiz
Plas debati, përjashtohet një banor i Big Brother VIP Kosova
14 Nëntor, 2023 | 9:23 pm

Këtë javë Blerando është zgjedhur kapiten i shtëpisë dhe ka ndarë punët e shtëpisë, ndërsa Metit nuk i ka pëlqyer kjo dhe ka shpreur pakënaqësitë e tij.
Situata mes dy banorëve u tensionua, me Metin që reagoi i pari ashpër ndaj Blerandos, ndërsa sherri verbal, i cili për pak mund të kishte përfunduar edhe në fizik, është parandaluar nga banorët e tjerë të cilët kanë ndërhyrë për t’i qetësuar.
Pas kësaj situate në shtëpi ka arritur një zarf i zi, brenda tij u shpall vendimi i “Vëllait të Madh” për të përjashtuar Metin në mënyrë automatike nga gara për çmimin e madh, ndërsa kjo nuk ishte hera e parë e Metit që provokonte Blerandon për t’u përplasur.