Showbiz
Planet e Kejsi Tolës sapo na i zbuloi Olta Boka
5 Maj, 2022 | 4:54 pm

Kejsi Tola dhe Olta Boka janë dy nga mikeshat më të ngushta të showbizit. Të dyja këngëtaret kanë rrugëtuar thuajse njësoj në karrierat e tyre madje edhe në Eurovision.
Fillimisht emocionet e skenës se madhe të Eurovisionit i provoi Olta me këngën “Zemrën lamë peng” dhe një vit më pas Kejsi me këngën “ Carry me in your dreams”. Por në një pyetësor që ka realizuar në Instagram Olta Boka ka zbuluar disa nga planet e Kejsi Tolës.
Nëse dikur (ashtu sic dhe e përmendëm më lart) karrierat e dy artisteve ishin shumë të ngjashme tani gjërat kanë ndryshuar. Olta i është përkushtuar më shumë familjes dhe vajzës së saj Gaia, ndërsa sa i takon muzikës ajo është një nga mentoret e programit “Gjeniu i Vogël”.
Ndërsa sa i takon Kejsi Tolës ajo është duke shëtitur momentalisht në shumë vende të botës, duke bërë muzikë por edhe foto shumë të bukura. Kejsi duket se e ka kthyer Instagramin në një blog interesant “streetstyle”.