Kryefjala Logo

Pjesë e Big Brother 2, flet Megi Pojani

1 vit më parë

“Big Brother Vip” është një nga programet më të komentuar, prandaj dhe protagonistët e edicionit të dytë janë duke u komentuar që tani. Megi Pojani ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Më lër të flas”.

Megi u pyet nëse do të ishte pjesë e sezonit të dytë të Big Brother VIP dhe moderatorja tha se nuk e ka të sigurt nëse do futet, sepse ka shumë frikë nga vetja.

“E di ose nuk futem unë, sepse kam frikë nga vetja. Edhe nëse vendos të futem, do e vendos sot për nesër sepse jam shumë e pavendosur”, tha Megi.

Angazhimi momental i Megi Pojanit në ekran është e Top-Channel si pjesë e jurisë “She’s on Top”.

Të ngjashme