Pique sherr me vëllanë e Shakirës, ndërhyn policia

5 muaj më parë

Ish-futbollisti i Barcelonës, Pique është konfliktuar me vëllanë e Shakirës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Incidenti ka ndodhur në Miami ku Pique udhëtoi për të parë fëmijët e tij dhe mesa duket takimi me kolumbianen ka shkuar keq pasi mes tyre nisi një debat i shëmtuar, dëshmitar i të cilit ishte vëllai i artistet, Tonino Mebarak, i cili doli në mbrojtje të motrës së tij dhe u përplas fizikisht me ish-lojtarin.

Sherri ka përfunduar me ndërhyrjen e forcave të sigurisë, që ndodheshin aty pranë dhe që për fat nuk e lanë situatën të agravohej.

Të ngjashme