Showbiz
Përveç publikut një ish-konkurente e “Për’puthen ” del kundër ribashkimit të Borës me Donaldin
18 Maj, 2022 | 9:14 pm

Sindi Loci është një vajzë që popullaritetin e mori në emisionin që Bora drejton,”Për’puthen ”
Ra në veshin dhe syrin e publikut kur vetë rrëfeu se ishte e virgjër.
Nga programi doli pa partner dhe në live-t e saj në Instagram,shpesh ka hedhur kunja apo akuzuar opinionistin e emisionit Arjan Konomi,Bora Zemanin dhe Olsa Muhametin.
Së fundmi ka folur për ribashkimin e momentit “Bora-Donald” ku dyshja u pa në sfilatën e Valdrin Sahitit.
Përmes një statusi në Instagramin e saj personal,Sindi shkruan:
“Sa shpejt çirren fytyrat e vërteta të njerëzve!
Po më vjen shumë çudi për ne si popull sa të çuditshëm jemi!E bëtë gocën e shkretë horr përpara të gjithëve vetëm sepse u dashurua(me pastërtinë dhe sinqeritetin më të madh) dhe ra pre e dy lojtarëve të mëdhenj.
Ndërsa dy të tjerët i nxorrët shenjtor/viktimat e shekullit.
Sulmuat,cyberbullizuat,trajtuat si “djaj”atë dhe familjen e vet për dy aktorët që ju pëlqyen aq shumë!
A po ju pëlqejnë fytyrat e vërteta të aktorëve?!Hajde popull dele shkoni prapë mbështesni këta që ju gënjejnë,njerëzit fake si brenda dhe jashtë se gjithë jetën këtë keni bërë!
Mos nxirrni kot mllef tani e mos u pendoni!
Këto janë figurat që ju doni! Këto janë njerëzit që ju pëlqejnë!
Mos u ankoni as për Eurovision,as për politikanë,as për figurat publike!
Gënjeshtarët meritoni si popull se këto vlerësoni” përfundin Sindi.
Në fakt në postimin e fundit të Borës,përveç komenteve pozitive nga miq e kolegë,vihet re se si rrallë herë ndjekësit e saj ndihen të zhgënjyer që u rikthye në krahët e atij që e uli para publikut.