Kryefjala Logo

Pervec kengetare edhe drejtoreshe ne administrate, cfare i bashkoi Eli Faren dhe Fatmir Mediun?

23 Korrik, 2021 | 9:35 am

Pak dite me pare nje lajm lidhur me këngëtaren shqiptare, Eli Fara publikuar nga Pamfleti ka nxitur reagime të forta në rrjet. Eli Fara ka mbajtur një post në administratë, madje postin e drejtoreshes.

Sipas burimeve të tyre nga Thesari i Shtetit, Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacinosh”. Më pas kur ministri Fatmir Mejdiu, kaloi në postin e radhës, zgjodhi që të kishte të njëjtin staf.

Pasi u zgjodh si ministër Mjedisi, e emëroi këngëtaren si “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”. Përveç rrogës, Fara ka lëvizur disa herë jashtë vendit me pretendimin për “udhëtime pune”. Sipas sistemit “TIMS” të viteve 2006-2013, rezulton se ministri Fatmir Mediu dhe vartësja Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 herë të tjera në vendet e Bashkimit Europian.

Duke marrë kështu edhe paratë e dietave, ndërsa shërbimet e udhëtimeve hiqeshin nga buxheti i shtetit. Por nuk ndalet këtu! Në artikull shkruhet edhe se gjatë kohës që Fatmir Mediu drejtonte Ministrinë e Mjedisit, i ka dhënë vajzës së saj, Marina Farës një fond për një projekt që e reja kishte nisur. “Rinia e Parqet malore,”-ishte emri i projektit por që kurrë nuk ka bërë asnjë zhurmë në media lidhur me çështjet që ka trajtuar për natyrën e Shqipërisë.

Deri më tani asnjë nga palët nuk ka reaguar për të mohuar apo për të sqaruar pozicionin e tyre në gjithë këtë histori. Por duket se është kthyer në një “hit” duke u shpërndarë pafund në çdo rrjet social. 

Të ngjashme