Kryefjala Logo

Përsëri Edona:”Nuk ndihem shqiptare,më pëlqejnë burrat serbë”

3 Dhjetor, 2023 | 10:46 am

Kur ndodhesh në një shtëpi si BBVK do dalin gjëra që edhe vetë ti me siguri ke harruar se i ke bërë apo thënë.Kështu ka ndodhur edhe me Edonën të cilës i është bërë publike një intervistë e para 9 vjetëve për një emision serb.

Duke u prezantuar si një kosovare që ka lindur në Gjermani, Edona ka folur në gjuhën gjermane dhe ka shprehur admirimin e saj për këngëtaren serbe Jelena Karleusha, të cilën e cilësoi si idhull.

Në këtë intervistë Edona James kishte vënë theksin në faktin se ajo nuk ndjen një lidhje të thellë me origjinën shqiptare pasi është rritur dhe ka jetuar në Gjermani.

Për më tepër ajo kishte zbuluar se ishte e magjepsur nga qyteti i Beogradit në Serbi, një vend ku ajo kishte vendosur të qëndronte për një periudhë.

“Pas dy ditësh qëndrimi këtu në Beograd, kam filluar ta dua këtë vend. Është një vend i bukur dhe planifikoj të qëndroj këtu për gjithë javën. Kam shumë për të eksploruar dhe mezi pres të vizitoj klubet e qytetit. Dhe për të qenë e sinqertë, më pëlqejnë burrat serbë, ata janë më të mirët.”-thoshte Edona dikur

Të ngjashme