Showbiz
Përse mediat Italiane po flasin për Elvana Gjatën?
12 Shtator, 2022 | 5:52 pm
Diva skenës shqiptare,Elvana Gjata ka rënë në syrin e mediave Italiane dhe sigurisht që për një arsye të mirë.
Në mediat e shtetit fqinj flitet për klipin e saj me Ledri Vulën dhe John Shahun të quajtur “Mike”
Kënga është xhiruar në Itali,në qytetin e Palermos dhe numëron mbi 100 milion shikime në Youtube.
Italianët vlerësojnë reklamën që i është bërë qytetit dhe tregojnë fabulën e këngës që flet për një histori dashurie në adoleshencë.
“Janë vetëm 3 minuta e 29 sekonda që tregojnë një histori dashurie adoleshente nën melodinë e këngës “Mike” një këngë pop në shqip me elemente ballkanike.
Kënga është realizuar nga këngëtarët shqiptarë,Elvana Gjata,Ledri Vula dhe John Shahu”