Kryefjala Logo

Përplasje të forta në Për’puthen Prime. Vajzat kundër Julit: “Nuk na jep asnjë ndjenjë kur të shikojmë, liro karrigen”

10 Tetor, 2021 | 11:49 am

Pas dyshimeve mbrëmjen e djeshme në Përputhen Prime që Mikela ngriti kundrejt orientimit seksual të Julit, një debat midis vajzave u ndez dhe rrjedhimisht mes Tolës dhe Julit. Tola u shpreh se Mikela e zgjodhi “kot” Julin pasi besonte se është e pamundur të ketë tërheqje ndaj tij.

“Kur shoh Bashkimin më luan dicka përbrenda më lëviz, kurse kur të shoh nuk më jep asnjë ndjenjë ndaj dua ta di nëse është e vërtetë ajo që dyshon publiku për orientimin tën seksual” – është shprehur Mikela e cila pati takimin këtë javë me Julin.

“Ti ke 1 muaj në program, më thuaj një gjë, një veprim se cfarë ke bërë ti për të na u prezantuar si mashkull përvecse ke debatuar me ne. Nëse je I tillë atëherë liro karrigen sepse po na e zënë për dikë tjetër që duhet të jetë aty” – ka thënë Tola .

Ada dhe Alvisa janë “hedhur” në mbrojtje të Julit duke u future në debat kundër Mikelës dhe Tolës. Juli u shpreh se “.. nuk i jap askujt llogari, fakti që jam këtu do të thotë se nuk jam homoseksual”./Kryefjala.com

Të ngjashme