Showbiz
Përplasen Shota Baraliu dhe Juliana Nura: “Ty nuk të merr askush për martesë, të duan vetëm për një natë”
5 Janar, 2024 | 4:39 pm

Aktorja Shota Baraliu dhe modelja Juliana Nura nuk kanë pasur fare raporte të mira gjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, në edicionin e parë.
Së fundmi, Shotën dhe Xhulin e ka bërë bashkë darka festive e emisionit “Prive”, ku të ftuar kanë qenë shumë ish-banorë të dy edicioneve të para të BBVK.
Një tension mes dy vajzave u vërejt kur Xhulit iu parashtrua pyetja “Kur e ke ndër mend të martohesh” e bërë nga fansat dhe e lexuar nga Liberta.
Xhuli u përgjigj me një thumb drejt Shotës, duke thënë: “Kemi para neve disa njerëz të tjerë në këtë tavolinë që duhet të martohen, kur të martohen ata, martohemi ne pastaj”.
“Ty nuk të merr askush për martesë, të duan vetëm për një natë”,- ka qenë kjo fraza që ka irrituar më tepër bisedën mes vajzave.