Showbiz
Tekat e shtatzënisë së Enit i vuan Greta…
30 Maj, 2022 | 1:50 pm
Greta dhe Eni Koçi janë motra shumë të lidhura me njëra tjetrën. Sidomos tani që Eni është në pritje të ëmbël është Greta ajo që ja plotëson të gjitha dëshirat.
Këngëtaret ndodhen në Vjenë dhe Eni ka postuar një video ku ajo thotë se tani as nuk mban më pesha të rënda kështu që çantën e saj të shpinës e mban tashmë Greta. Ehhh motrat e mëdha.
Greta ka qenë suport për Enin që në fillimet e karrierës së saj, pasi Greta ishte një sensacion në vitet 2000 në muzikën shqiptare. Jo më tani që mezi po pret të bëhet teze e një vogëlusheje të vogël.