Showbiz
Për shkak të shtatëzënisë Kiara tani vishet vetëm “oversize”
22 Shtator, 2023 | 12:18 pm
Përveçse moderatore Kiara Tito e ka shfrytëzuar profilin e saj në Instagram edhe si influencer apo blogere. Me një stil të lezetshëm (jo unik) Kiara ka patur bashkëpunime edhe me brand-e ndërkombëtare të cilat i ka reklamuar në profilin e saj. Madje ka qenë e ftuar edhe në javën e Modës në Milano dhe ajo që na ka rënë në sy janë ose veshjet e saj sportive ose fustanet “oversize”.
Siç e kemi bërë me dije moderatorja është në pritje të ëmbël, por që për momentin dëshiron ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Në tetor pritet që ajo të prezantojë edhe forumin e “Dancing with the Stars”, një program që do të transmetojë çdo ditë provat e konkurrentëve dhe një përmbledhje të të gjitha situatave ditën e diel.