Showbiz
Për këtë ndryshim të ri Dhuratës i nevojitet konfirmimi juaj
24 Maj, 2022 | 5:25 pm
Dhurata Dora dëshiron të ndryshojë “look”. Kjo për faktin që po vjen vera ose edhe mund t’i duhet ky ndryshim për projektet e reja muzikore. Asgjë nuk ka bërë me dije artistja e hitit “Zemër” vetëm ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj nëse do t’i shkonin flokët e kuqe.
Ne na duket interesante edhe me këtë ndryshim Dhurata kështu që edhe mund të guxonte. Dhurata Dora është nga ato artiste që nuk para guxon në look por as në muzikë.
Ajo ka ruajtur prej vitesh të njëjtin stil muzikor dhe ka rezultuar e suksesshme dhe e pëlqyer për publikun shqiptar dhe jo vetëm.