Showbiz
Pendohet Arbenita fshin çdo provë nga mesazhet me Unikatil…
23 Tetor, 2023 | 7:59 am

“Isha pa internet kur të ktheva përgjigje. Qëndro pas fjalëve tua, u more me vajzën e gabuar. Kontrollo veprimet e tua, nëse nuk do të kërkosh falje. Gjasme këndon për Shqipërinë dhe ul vajzat shqiptare,”-kështu u shpreh Arbenita krahas “provave” që publikoi disa minuta më parë, ku tregonte që Unikkatili ka qenë ai që i ka shkruar në Instagram.
Por shumë shpejt modelja është penduar dhe i ka fshirë storyt nga Instagrami i saj por pak vonë pasi të gjithë i kanë parë reagimet e saj.
Kjo përgjigje e Arbenitës kujtojmë që erdhi pak minuta pasi Unikkatili e akuzoi për montazh duke u shprehur se mesazhet e publikuara nga ajo nuk kishin tiketën blu të profilit të tij.